Mbi 1.4 miliardë telefona të mençur do të ekzistojnë në Kinë deri në vitin 2020

09:38 | 28 Qershor 2016
Arbresh Info

Kompania hulumtuesit ‘Canalys’ ka parashikuar që deri në vitin 2020 do të ekzistojnë mbi 1.4 miliardë telefona të mençur në përdorim në Kinë si dhe më shumë se 34 milionë përdorues mobil.

Këto shifra parashikohet të lënë pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku përdorimi i telefonave të mençur thuhet se do të arrijë në 332 milionë deri në vitin 2020, por me vetëm 5 milionë përdorues mobil.

Kina ka pasur shitje rekorde në tremujorin e katërt të vitit 2015 me mbi 117 milionë telefona të mençur, 8 për qind më shumë se tremujori i katërt i vitit 2014./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme