Google ADS

Ky është rreziku më i ri që vjen nga Facebook

15:55 | 27 Qershor 2016
Arbresh Info

Përdoruesit e Facebook-ut janë paralajmëruar për të qenë të kujdesshëm me njoftimet në rrjetin social me frikën që përmes tyre mund të instalojnë programe keqdashëse.

Hulumtuesit e sigurisë kanë paralajmëruar që hakerët janë në gjendje për të përdorur njoftimet në Facebook për t’i bërë përdoruesit të klikojnë në linqe keqdashëse që më pas përmes tyre të shkarkojnë programe të dëmshme, shkruan portali arbresh.info.

Bazuar në uebfaqen ‘HackRead’, problemi ka të bëjë me një të metë në shfletuesin Chrome të gjigantit Google, pasi programi keqdashës pretendon të jetë një shtesë e këtij shfletuesi duke e lejuar atë të shkarkohet me lehtësi.

Google Chrome është shfaqur si një shënjestër e famshme për hakerët edhe në të kaluarën pasi ata kanë përdorur atë edhe për mashtrime të tjera.

Ky lajm vjen pasi përdoruesit e rrjetit social Facebook u paralajmëruan të mos hapin ndonjë e-mail që pretendon të jetë nga kompania./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme