Është e vështirë ndonjëherë të japim përgjigjen nëse pyesim se çfarë do të kishte ndodhur dhe si do të dukej bota sot nëse nuk do të ekzistonte spitali Beelitz-Heilstatten në Berlin.
Kjo pasi që në të, përveç shumë ushtarëve gjermanë është trajtuar edhe udhëheqësi i atëhershëm i tyre Adolf Hitleri. E kjo kishte ndodhur gjatë Luftës së Parë Botërore kur ky spital kishte pranuar si pacient Hitlerin, i cili ishte plagosur gjatë një sulmi të britanikëve – me gaz.
Hitleri nuk është sigurisht i vetmi. Ky është një spital i cili gjatë luftës ka trajtuar mijëra ushtarë gjermanë, të cilët edhe kishin vazhduar të veprojnë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në të gjithashtu janë trajtuar edhe ushtarët sovjetikë pas Luftës së Dytë Botërore deri në rënien e Murit të Berlinit në vitin 1990. Spitali është ndërtuar në vitin 1898 si një sanatorium për pacientët neurologjik dhe rehabilitim, si dhe për ata që vuajnë nga tuberkulozi, transmeton Telegrafi.
Pasi më në fund u mbyll në vitin 1995, spitali u braktis, por çdo gjë ka mbetur në të – deri tek dhoma operative. Madje, ky spital është vlerësuar edhe si një nga vendet më të frikshme në botë – për këtë dëshmojnë edhe pamjet.
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...
Kelmendi: Mungesa e buxhetit për sistemin prokurorial pamund...
Klubi i karatesë së Policisë së Kosovës fiton katër medalje ...
Xheneta e Gresa tentojnë ta puthin Drilonin, i kërkojnë të f...