Hoti: Dështimi i Brezovicës rëndon turizmin

01:14 | 27 Qershor 2016
Arbresh.info

Kryetari i Shoqatës së Turizmit Alternativ të Kosovës, Baki Hoti, ka thënë se dështimi i procesit të privatizimit në Brezovicë është një indikator mjaft negativ në aspektin e tërheqjes së turistëve.

“Brezovica është një resor mjaft i pasur dhe që posedon potenciale të mëdha turistike. Nëse do të privatizohej ky resor, do të mund të ndikonte në ngritjen e turizmit”, ka thënë Hoti për “Epokën e re”.

“Andaj dështimi përbën një lajm mjaft negativ si në aspektin e turizmit, po ashtu edhe në atë të imazhit”, ka deklaruar Hoti.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme