Google ADS

60 vjeçari e kuptoi nga google se ka kancer, mjekët dështuan

17:14 | 25 Qershor 2016
Arbresh.info

Një baba i dëshpëruar ka zbuluar përmes google se është diagnosifikuar me kancer, pasi që mjeket kishin dështuar ta zbulojnë këtë sëmundje përreth një vit, shkruan dailymail.

Mjekët që kishin vizituar Kevin Everett, kanë dyshuar se ai mund të vuaj nga asma dhe bronhitisi, kur ai paraqiti problemet e tij me frymarrjen dhe sinuset.

Pasi gjendja e tij u përkeqësua, 60 vjeçari nga Hull, filloi të hulumtonte rreth simptomave të sëmundjes së tij.

Për fatin e tij të keq, Kevin me profesion inxhinier ka, kuptoi të vërtetën e hidhur se ai ishte i diagnosifikuar me kancer.

Tani Everett është gati për të filluar radioterapi intensive, dhe ka bërë një ankesë zyrtare në zyrtare pranë Komisionit të Kujdesit Cilësisë, I cili është rregullator i pavarur i shëndetit dhe kujdesit social të shërbimeve.

“Më thanë se duhet të marrë më shumë kohë për tu diagnostikuar, dhe po të prisja më gjatë sëmundja mund të jetë përhapur më tej dhe do të ishte e pashërueshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme