Studim: Alienët do t’i takojmë pas 1 mijë vitesh

07:18 | 25 Qershor 2016
Arbresh.info

Në komunitetin e shkencëtarëve dhe studiuesve të hapësirës, ata që nuk besojnë në ekzistencën e një forme tjetër jetë inteligjente numërohen me gishta.

Por sërish, përpjekjet për të rënë në gjurmë të jashtëtokësorëve nuk kanë qenë fort të suksesshme në gjithë këto vite kërkimore dhe duket se për këtë do të duhet të presim edhe të paktën 1 mijë vite të tjera.

“Nuk kemi marrë asnjë sinjal jashtëtokësore deri më tani dhe gjithësia është e pafund dhe kjo nuk do të thotë që diku atje nuk ka asnjë”, thotë Evan Solomonides nga Universiteti i Cornwell-it në Britaninë e Madhe.

Sipas përllogaritjeve të ekspertëve të këtij universiteti, për të mbërritur në kontaktin e parë me jashtëtokësorët duhet të priten edhe të paktën 1 mijë vite të tjera./tch

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme