Agjencia e Akreditimit e Kosovës (AKA) nuk ua ka vazhduar akreditimin institucional gjashtë institucioneve në ndryshme si: kolegji “Victory”, “Fakulteti Ekonomik i Lubjanës”, “EADA” School, kolegji “VPA”, kolegji “Humanistika” dhe “Kolegji Internacional i Prizrenit”, gjë që ka bërë që këto institucione të mbyllen.
Lajmin e ka konfirmuar për Kosovapress, kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) në AKA, Blerim Rexha, i cili konfirmoi mbylljet e këtyre institucioneve.
“Akreditimi institucional është njëra formë, njëra kërkesë e akreditimit, dhe institucionet të cilat iu kalon tani akreditimi institucional ato tani duhet të bëjnë kërkesën dhe të tillë kanë bërë shumë institucione dhe këtë vit rrezikojnë 6 institucione të arsimit të lartë privat që të mbesin pa akreditim institucional. Këto, janë; Kolegji “Victory”, i cili tani më vetëm e ka njoftuar Ministrinë e Arsimit dhe neve se nuk do të vazhdojnë pranimin e studentëve të rinj, është “Fakulteti Ekonomik i Lubjanës”, është “EADA School”, është kolegji “VPA”, kolegji “Humanistika” dhe është “ Kolegji Internacional i Prizrenit”, të cilëve iu skadon akreditimi institucional më 30 shtator 2016 dhe po ashtu të gjitha programet e studimit në këto kolegje nuk kanë kaluar fazën e plotësimit të kushteve të tyre formale. Në termat tonë praktik, i bie që këto institucione nuk kanë të dejtë të pranojnë studentë të ri në vitin e ri akademik”, ka thënë Rexha.
Ai ka bërë të ditur se institucionet e lartpërmendura kanë pas akreditim në të kaluarën, mirëpo, ato nuk i kanë plotësuar kriteret në bazë të UA për akreditim,. Ndërsa, disa të tjera nuk kanë pas interesim që ta vazhdojnë biznesin e tyre.
“Tani ka qenë periudha normale për vazhdim të akreditimit mirëpo ne kemi kërkuar konform UA që ato t’i plotësojnë kriteret e cilësisë dhe këtu ne nuk kemi lëshuar pe pa i plotësuar kriteret formale. Disa të tjerë nuk kanë qenë të interesuar të vazhdojnë biznesin e tyre dhe kështu ka ardhur deri te gjendja të cilën tani e kemi, ku gjashtë institucione të arsimit të lartë të mos kenë akreditim institucional për vitin e ardhshëm akademik. Shumica prej tyre nuk i kanë plotësuar kushtet e stafit akademik, programet e studimit të kenë stafin e tyre dhe kjo është kushti i parë dhe elementar dhe pastaj vijnë edhe kushtet tjera të infrastrukturës, stafit administrativ, studentëve, e kështu me radhë siç kërkohet me UA 2/2013 dhe konform këtij udhëzimi ne e kemi refuzuar akreditimin e tyre”, ka deklaruar Rexha.
Agjencia Kosovare e Akreditimit është në proces të akreditimit të të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë të cilave u skadon akreditimi institucional apo i programeve të studimit.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...