Asambleja e Përgjithshme e Byros Kosovare të Sigurimit BKS, ka vendosur në mbledhjen e sotme që t’i propozoj Bankës Qendrore të Kosovës, kandidatin e saj për Drejtor Ekzekutiv të BKS-së, Naim Sahitin.
Arbresh.info mëson se Sahiti është kryetar i degës së AAK-së në Pejë dhe aktualisht është edhe shef i Grupit të këshilltarëve të AAK-së në Kuvendin Komunal të Pejës.
Emërimi i një personi politik në një institucion që duhet të jetë apolitik si Byroja Kosovare e Sigurimit duket si një përgatitje e partisë më të madhe në vend për të lidhur koalicion me AAK-në, pasi po emërohen njerëz të kësaj të fundit në poste të rëndësishme.
Përveç kësaj, në biografinë e të propozuarit për Drejtor Ekzekutiv të BKS-së, shihet se ky person nuk ka kualifikimet e duhura për të marrë këtë pozitë.
Kandidati tjetër për Drejtor Ekzekutiv i cili aktualisht mban postin e Drejtorit të Zyrës së Auditimit në BKS, Kujtim Greiçevci tha për Arbresh.info se ai nuk do të merret me kandidatin i cili i është propozuar BQK-së për Drejtor Ekzekutiv mirëpo do të vazhdoj të merret me procesin që ai e konsideron të kontestuar të zgjedhjes së tij.
“Është shkelur procedura, nuk e kontestoj kandidatin por procesin e konkursit që ka pasur shkelje ligjore. Unë do të bëjë edhe një raport të Auditimit të Brendshëm dhe do të shihet se si janë zhvilluar të gjitha këto”, është shprehur Greiçevci.
Ai ka shtuar se ka dërguar rekomandimin e tij në Bankën Qendrore ku kërkohet që të anulohet konkursi për shkak të parregullsive ndërkohë që ka shtuar se këto shkelje ligjore që janë bërë po e dëmtojnë rëndë Byron e Sigurimit dhe po ashtu procesin e anëtarësimit të saj në Kartonin e Gjelbër që është një prej çështjeve që po dëmton shumë bashkatdhetarët./arbresh.info.
Pacolli: Është përfolur se Republika e Togos ka tërhequr njo...
Arrestohet në Jarinjë serbi që ditë më parë pagoi 30 mijë eu...
Gërvalla takon homologun polak: Kosova dhe Polonia me partne...
Njëvjetori i rënies, policia përkujton heroin Afrim Bunjaku ...
Konfirmohet data dhe ora për El Classicon e parë në La Liga
Shefi i Zyrës së BE-së: Autorët e agresionit në Banjskë të d...