Google ADS

BKS vazhdon me zgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv pavarësisht shkeljeve ligjore në konkurs

12:50 | 24 Qershor 2016
Arbresh.info

Asambleja e Përgjithshme e Byros Kosovare të Sigurimeve ka mbajtur sot mbledhjen e radhës në të cilën ndër të tjera është diskutuar edhe për rrjedhën e konkursit për zgjedhjen e Drejtorit Ekzekutiv të BKS-së.

Arbresh.info merr vesh nga burimet e saj se gjatë mbledhjes është propozuar njëri prej kandidatëve që të marrë postin e Drejtorit Ekzekutiv ndërkohë jozyrtarisht mësohet se personi i propozuar është Naim Sahiti.

Kujtim Greiçevci, Drejtor i Zyrës së Auditimit në BKS njëherësh kandidat për Drejtor Ekzekutiv ka thënë se konkursi për këtë pozitë është i papranueshëm pasi ka shkelje të shumta ligjore dhe si të tillë do ta kundërshtoj deri në fund.

“Të gjitha rrugët ligjore do t’i ndjek”, ka thënë ai.

Përveç Greiçevcit, për konkursin ishte ankuar edhe një person i komunitetit serb i cili në një letër ankesë ka thënë se konkursi nuk është shpallur në dy gjuhët zyrtare ashtu siç parashihet me ligj dhe se shumë vonë e ka marrë vesh për të./arbresh.info.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme