Konkursi për drejtor ekzekutiv të Byros Kosovare të Sigurimeve është duke u përcjellë me probleme dhe ankesa.
Kandidati për këtë pozitë Kujtim Greiçevci i cili aktualisht mban pozitën e Drejtori të Zyrës së Auditimit në BKS, para dy ditësh i ka dërguar letër Asamblesë së Përgjithshme dhe po ashtu Këshillit Administrativ të BKS-së në të cilën thuhet se konkursi është në kundërshtim me vendimin e Asamblesë pika III.
I kontaktuar nga Arbresh.info në lidhje me masat që janë marrë pas dërgimit të kësaj letre, Greiçevci ka thënë se ka pasur reagime të këqija nga ana e disa anëtarëve të BKS-së, pa dashur të përmend konkretisht se kush.
“Është pëlqimi i anëtarëve të Këshillit Administrativ të cilët më kanë falënderuar për reagimin e shpejtë ndërkaq disa anëtarë të tjerë më kanë kritikuar duke më thënë se ti ke qenë pjesëmarrës dhe i intervistuar dhe se kjo paraqet konflikt interesi. Por unë i kam demantuar plotësisht ata”, është shprehur Greiçevci.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se i është thënë se nuk do të duhej të merrte pjesë fare në konkursin të cilin e sheh si të padrejtë.
Ndërkohë, sot në ora 10:00 pritet të mbahet mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme të Byros Kosovare të Sigurimit në të cilën pritet të shqyrtohet ankesa e Greiçevcit dhe të bëhet e ditur se si do të rrjedh çështja e konkursit më tutje.
Burime të Arbresh.info bëjnë me dije se konkursi ka gjasa të anulohet për tu rishpallur nga fillimi./arbresh.info.
Arrestohet në Jarinjë serbi që ditë më parë pagoi 30 mijë eu...
Gërvalla takon homologun polak: Kosova dhe Polonia me partne...
Njëvjetori i rënies, policia përkujton heroin Afrim Bunjaku ...
Konfirmohet data dhe ora për El Classicon e parë në La Liga
Shefi i Zyrës së BE-së: Autorët e agresionit në Banjskë të d...
Kamberi: Heroi Afrim Bunjaku me sakrificën e tij u bë simbol...