Mbrojtja e fëmijëve nga dhuna në shkolla’ do të jetë tema kryesore e konferencës së sotme, e cila organizohet nga Qendra e Kosovës për Arsim (KEC) me mbështetjen e UNICEF dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Në njoftim për media bëhet e ditur se në këtë konferencë do të prezantohen të arriturat e projektit për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna në shkollë, transmeton KosovaPresss.
“Në këtë konferencë, fjalë përshëndeste do të kenë: ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, udhëheqësja e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Laila Omar Gad dhe Stergios Tragoudas nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë”, thuhet në njoftim.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...