Shumë prej nesh shpeshherë kanë qenë në situatë të vështirë kur kemi qenë jashtë vendit e sidomos në ato vende ku ne nuk e dimë gjuhën lokale dhe të mjaftueshme për të përcjellë atë që duam. Kështu kemi përodur gjeste por edhe kjo nganjëher nuk ka kryer punë, transmeton Arbresh.info.
Qëndrimi në skaj të rrugës duke tundur duart tona në ajër për të kërkuar një taksi mund të duket qesharake, por kjo mund të jetë mënyra më efektive për të arritur qëllimin tuaj. Pastaj në të shumtën e rasteve jemi gjendur në situata ku kemi pasur për të shpjeguar gjëra e në këtë mënyrë kemi përdorur një copë letër, apo edhe në rërë.
Por tani ka një zgjidhje shumë më të përshtatshme për këtë problem, thonë dizajnerët e një maice të re të dobishme të cilën e kanë dizejnuar për udhëtarët.
Ata kishin mbledhur një listë të simboleve që përshkruajnë nevojat themelore dhe kërkesat tona si gjumë, ushqim, ujë, qasje në një telefon e kështu me radhë. Ideja e tyre ishte se pse të mos kombinohen me stil.
Rezultati ishte diçka që e ka habitur dhe kënaqur të gjithë./Arbresh.info
Goditi me thikë ish-partneren, arrestohet një 41-vjeçar në K...
“Lojë e pistë”, Rovena e prekur nga veprimi i Xhenetës
Vritet një 37-vjeçar në Gjilan
KAS i kundpërgjigjet FFK-së për vendimin mbi padinë e FC Pri...
Ambasadori britanik viziton burgun e Lipjanit, merr dhuratë ...
Kos paralajmëron ndryshim të qasjes në dialogun Kosovë-Serbi