Aeroporti Ndërkombëtarë i Prishtinës “Adem Jashari” (ANP), ka promovuar sot një tjetër atraksion për qytetarët që shfrytëzojnë linjat e saj.
Nga sot, udhëtarët e aeroportit do të kenë mundësi që para se tu drejtohen linjave të tyre të fluturimit, të lexojnë diçka, ose edhe të zgjedhin ndonjë libër dhuratë.
Pritjet do të mund të jenë më të lehta për shumë udhëtarë të cilët do të shfrytëzojnë këndin e ri të Grupit KOHA përbrenda aeroportit.
Këndi i leximit i takon Grupit Koha, i cili njëherit ishte edhe ideatori i këtij shërbimi.
Anita Toçi, nga Grupi Koha, tha se ideja u kishte ardhur pas kërkesave të shumta nga udhëtarët të cilët dëshironin që gjatë kohës së pritjes të siguronin libra.
Përveç mundësisë së leximit të këtyre librave, ata gjithashtu mund t’i blejnë ato me të njëjtin çmim që shiten edhe jashtë territorit të ANP-së.
Pacolli: Është përfolur se Republika e Togos ka tërhequr njo...
Arrestohet në Jarinjë serbi që ditë më parë pagoi 30 mijë eu...
Gërvalla takon homologun polak: Kosova dhe Polonia me partne...
Njëvjetori i rënies, policia përkujton heroin Afrim Bunjaku ...
Konfirmohet data dhe ora për El Classicon e parë në La Liga
Shefi i Zyrës së BE-së: Autorët e agresionit në Banjskë të d...