Gerard Pique është kthyer në qendër të një debati pasi shfaqi gishtin e mesëm para kamerave televizive para ndeshjes së zhvilluar në Euro 2016 ndërmjet Spanjës dhe Kroacisë.
Ylli i Barcelonës është kapur nga kamerat duke bërë këtë veprim me duar derisa skuadra e tij po dëgjonte himnin e tyre para mposhtjes që pësuan me rezultat 2-1 në sfidën e tretë të zhvilluar në kuadër të Grupit D.
Të gjithë shikuesit ishin tronditur me veprimin që bëri Pique, dora e të cilit qëndronte mbi krahët e portierit të Manchester United, David De Gea. Sidoqoftë, mbetet ende e pa qartë nëse ky gjest i është kushtuar dikujt, megjithëse nga pamjet e publikuara nuk supozohet se është diçka e tillë./arbresh.info
https://www.youtube.com/watch?v=90Fx8GkUrOU
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?