Google ADS

Risitë dhe pamja e supozuar e iPhone 7

07:03 | 22 Qershor 2016
Arbresh.info
Në shtator të këtij viti kompania Apple do të lançojë iPhone 7 dhe 7 Plus. Janë të shumta hipotezat e analistëve mbi pamjen dhe risitë që do të ofrojë ky smartphone. Ishte menduar që komanda Home do të eleminohej, për të shfrytëzuar maksimalisht funksionin 3D touch, por sipas MacWorld kjo nuk do të ndodhë.
Thuhet se iPhone 7 do të ketë një madhësi të ekranit prej 4.7 inç, pasi kjo është madhësia që Apple zgjodhi për shfaqjen e iPhone 6, dhe nuk pritet një rritje e madhësisë së ekranit për versionin e parë të iPhone 7. Sa i përket dizajnit medohet që iPhone 7 të mos jetë shumë ndryshe nga iPhone 6.
Apple zakonisht mban të njëjtin dizajn për dy brezat e afërt të iPhone, prandaj iPhone 6 pritet të jetë modeli mbi të cilin do të krijohet edhe iPhone 7. Nëse Apple do të vendosë për një dizajn të dallueshëm nga iPhone 6, atëherë gjasat më të mëdha janë që fokusi i saj të jetë tek hollësia – që iPhone 7 të jetë edhe më i hollë sesa paraardhësi.
Një tjetër tipar i dallueshëm në dizajn do të mund të jetë edhe ekrani që do të shtrihet në tërë hapësirën e telefonit, dhe pamja e tij do të jetë pa korniza poshtë ose lartë telefonit. Megjithatë, mbetet të shihet nëse të gjitha këto karakteristika të përshkruara, do të vijnë së bashku me iPhone 7, ose iPhone Air, sido që do të emërtohet telefoni i ri i Apple.

iphone 7 concept1 1466431966 1574164 1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme