Google ADS

Vepra e Memli Kelmendit “Agnus Dei”, interpretohet sot në Argjentinë

21:38 | 20 Qershor 2016
Arbresh.info

“Agnus Dei”, do të dirigjohet nga njëra prej dirigjenteve më të njohura në Argjentinë María Elina Mayorga, shkruan KultPlus. “Agnus Dei”, vepër e kompozitorit Memli Kelmendi, sot do të interpretohet në sallën e njohur koncertale “Auditorio Juan Victoria”, në San Juan-Argjentinë. Një gjë të tillë përmes një postimi në rrjetin social e tregoi edhe vetë kompozitori, duke shprehur kështu gëzimin në lidhje me këtë interpretim. “Agnus Dei”, do të dirigjohet nga njëra prej dirigjenteve më të njohura në Argjentinë María Elina Mayorga. Rikujtojmë se “Agnus Dei”, është interpretuar premierë në Santiago de Chile në kuadër të festivalit prestigjioz “Temporada Coral de Primavera” nga Johann Consort dhe dirigjenti i mirënjohur Jorge Contreras. Ndërsa në Kosovë është interpretuar nga Kori i Filharmonisë së Kosovës nën dirigjimin e dirigjentit Rafet Rudi, në kuadër të festivalit ndërkombëtar “ReMusica”. “Agnus Dei”, do të interpretohet në Argjentinë me 20 qershor me fillim nga ora 21:30./KultPlus

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme