Shejën tuaj per horoskopin kinez mund ta gjeni ne bazë te vitit te lindjes suaj këtu me poshtë:
Miu: 1900, 1912, 1924, 1936, 1948, 1960, 1972, 1984, 1996, 2008
Bualli: 1901, 1913, 1925, 1937, 1949, 1961, 1973, 1985, 1997, 2009
Tigri:1902,1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010
Lepuri; 1903, 1915, 1927, 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011
Dragoi: 1904, 1916, 1928, 1940, 1952, 1964, 1976, 1988, 2000, 2012
Gjarperi: 1905, 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013
Kali: 1906, 1918, 1930, 1942, 1954, 1966, 1978, 1990, 2002, 2014
Dhia: 1907, 1919, 1931, 1943, 1955, 1967, 1979, 1991, 2003, 2015
Majmuni: 1908, 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016
Gjeli: 1909, 1921, 1933, 1945, 1957, 1969, 1981, 1993, 2005, 2017
Qeni: 1910, 1922, 1934, 1946, 1958, 1970, 1982, 1994, 2006, 2018
Derri: 1911, 1923, 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007, 2019
Miu
Muaj aspak i mire nuk do jete ky për ata qe janë ne një lidhje. Jo vetëm qe do këtë debate, por do mungoje edhe pasioni. Duhet te bëni te pamundurën qe ta ndryshoni situatën sa me pare nëse nuk doni te vije fundi. Beqaret nuk duhet vetëm te shprehin dëshirat, por duhet edhe te veprojnë. Për shëndet me te mire dhe për me tepër energji, mos e ndërprisni asnjë moment aktivitetin fizik. Buxheti nuk do jete i keq, por gjithsesi mos kryeni investime shume te mëdha. Ne pune pranoni te bashkëpunoni me koleget qe t’ia dilni mbanë. Vetëm nuk do arrini atje ku keni dëshiruar dhe do humbni kohe kot.
Bualli
Atmosfera ne jetën tuaj ne çift do jete elektrizuese këtë muaj. Do debatoni edhe me gjerat me elementare me atë qe keni ne krah dhe asnjeri nuk do pranoje te toleroje. Beqareve ka rrezik qe situata t’iu dale tërësisht jashtë kontrollit dhe do i humbin sapo t’i njohin disa persona. Gjendja shëndetësore do mbetet goxha e mire. Nuk do keni aspak shqetësime, madje edhe ata qe vuajnë nga sëmundje te lehta kronike. Buxhetin duhet ta keni me tepër nen kujdes dhe nuk duhet te jepni para hua. Ne pune do jeni te pandalshëm dhe te pakonkurrueshem. Te gjitha sfidat do i kaloni sa hap e mbyll sytë.
Tigri
Silluni mire me partnerin tuaj këtë muaj dhe mundohuni ta surprizoni atë e t’ia shprehni ndjenjat. Ai do ketë nevoje jetike për to dhe nëse nuk ja jepni ju do i kërkojë diku tjetër. Beqaret me ne fund do besojnë ne dashuri pasi te njihen me persona fantastike. Zemra do ju rrahe pafund. Shëndeti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Mund te keni probleme muskulore te cilat duhen trajtuar sa me pare. Financat do jene shume here me te mira, megjithatë nuk duhet te rrezikoni duke shpenzuar pa u menduar. Për punën do jete muaj aktiv dhe i mbushur me risi. Me pak me shume kuraje dhe këmbëngulje do arrini atje ku doni.
Lepuri
Jeta ne çift nuk do ece shume mire gjate këtij muaji. Nuk do mungojnë konfliktet dhe debatet, shpesh te lidhura me keqkuptimet. Mendohuni para se te flisni dhe lexojini me kujdes ato qe do shkruani para se t’i dërgoni. Beqaret nuk do kenë aspak ne humor për te joshur persona. Shëndeti here do jete i mire dhe here nervozizmi do ju pushtoje. Konsumoni me shume ushqime qe përmbajnë vitamine B1. Buxheti do varet tërësisht nga mënyra sesi ju do i menaxhoni paratë qe do keni neper duar. Ne pune do jeni energjike dhe do i realizoni me përpikmëri te gjitha planet qe keni bere.
Dragoi
Çështjet e zemrës duhen menaxhuar me më shume përkujdes sepse çdo gabim i vogël mund te sjelle pasoja te mëdha për te ardhmen. Beqaret, para se te hedhin hapa, duhet te pyesin edhe mendjen, jo vetëm zemrën. Gjendja shëndetësore here pas here do kaloje vështirësi. Nuk do ndiheni ne formën me te mire te mundshme dhe kjo do ju mërzitë. Ne planin financiar do ju duhet te merrni masa akoma me strikte qe situata te mbetet e kënaqshme. Shmangni investimet ne fusha qe mund t’i sjellin vone përfitimet. ne pune nuk do mund te vazhdoni qetësisht atë qe keni nisur për shkak te problemeve me koleget dhe shefat.
Gjarpri
Nëse doni qe gjerat te ecin mire me partnerin tuaj gjate këtij muaji, duhet te bëni me shume durim se kurdoherë tjetër. Toleranca gjithashtu do ishte e vyer. Beqaret nuk do arrijnë dot t’i shfrytëzojnë mundësitë qe do iu jepen dhe ka rrezik te mbeten te vetmuar. Rezistenca fizike dhe ajo morale do jene me te mira. Nuk do ndiheni aspak nervoze, do ushqeheni si duhet dhe nuk do keni me as shqetësime detare apo nga ato me frymëmarrjen. Ne planin financiar vetëm duke kursyer nga pak do mund t’ia dilni mbanë. Ne pune do filloni projekte akoma me te mëdha dhe te vetëm do arrini suksesin.
Kali
Disa vështirësi qe keni pasur ne jetën tuaj ne çift do mund te zgjidhen gjate këtij muaji. Do ndiheni me mire se me pare dhe do kaloni çaste harmonike. Beqaret nuk do jene me shume fat, megjithatë mire është t’i bëjnë gjithë kohës sytë katër. Shëndeti nuk do jete aspak i qëndrueshëm. Shpesh do jeni pa fuqi dhe mund te keni shqetësime nga stomaku dhe shpina. Financat po nuk i mbajtët nen kontroll do dobësohen ndjeshëm. Duhet menduar edhe për te ardhmen, jo vetëm për te sotmen. Ne pune do lumturoheni pafund pas atyre qe do arrini. Ja ka vlejtur i gjithë mundi dhe sakrificat qe keni bere.
Dhia
Nëse doni qe gjerat te ecin mire mes jush dhe partnerit tuaj këtë muaj, duhet te dini si te silleni dhe duhet te hiqni dore nga kokëfortësia. Beqaret duhet te bëjnë kujdes me personat me te cilët do shoqërohen pasi jo te gjithë janë ashtu si duken. Po hodhët hapa te gabuara do i vuani tej mase pasojat. Shëndeti do jete i mire deri nga mesi i muajit, por me pas situata mund te destabilizohet. Merrni masa pa u përkeqësuar gjendja. Financat mos i lini ne dore te personave qe nuk keni besim te plote sepse ata do përfitojnë nga rasti. Ne pune do ju duhet ta tregoni veten. Mos u trembni nga sfidat dhe tregohuni paksa te duruar.
Majmuni
Këtë muaj do keni shume keqkuptime me partnerin tuaj dhe shpeshherë do debatoni keq me njeri-tjetrin. Beqaret nga ana tjetër do jene ne kërkim te personit ideal, por jo te gjithë do e gjejnë atë. Beni durim deri ne ditën e fundit sepse asnjëherë nuk i duhet çfarë ndodh. Shëndeti nuk do jene ne gjendjen me te mire. Merrni me shume magnez. Financat për fat do jene gjithë kohës te mbrojtura. Do i kuptoni gabimet qe keni bere dhe do i ndreqni ato menjëherë. Ne pune do jeni te zotet dhe do i kaloni me lehtësi vështirësitë e pengesat. Po vazhduat kështu shume shpejt do ngriheni ne detyre.
Gjeli
Kujdes me xhelozinë këtë muaj sepse ajo mund ta shkatërrojë gjithçka keni ndërtuar. Pranoni te flisni hapur me partnerin edhe për dyshimet me te vogla. Beqaret nuk duhet te ndikohen nga familjaret për te bere një zgjedhje, por duhet te njihen fillimisht vete e me pas t’i mendojnë gjerat me seriozitet. Shëndeti për fat nuk do jete i keq. Pas javës se pare madje do keni edhe me shume energji se me pare. Financat duhen menaxhuar me përkujdes pasi po filluan problemet nuk do dini si t’i zgjidhni ato. Ne pune do keni mbështetjen e shefave dhe do i zbatoni pa frike planet e bëra me herët.
Qeni
Muaj i paqëndrueshëm do jete ky për ata qe janë ne çift. Here do keni ndiheni mire pranë partnerit e here do debatoni ashpër me te për gjera elementare. Beqaret nuk do ndihen gati për te filluar një lidhje dhe ka rrezik te refuzojnë disa mundësi te shkëlqyera. Do pendohen shpejt, por do jete tepër vone. Financat duhen mbajtur sa me shume nen kontroll. Nëse nuk dini si t’i menaxhoni vete, kërkoni sa me pare ndihme nga specialistet. Gjendja shëndetësore nuk ka për te qene e keqe. Përveç lodhjes dhe dhimbjes se muskujve nuk do keni për çfarë te ankoheni. Ne pune do bëni lëvizjet e duhura dhe do arrini atje ku keni planifikuar.
Derri
Jeta juaj ne çift do jete perfekte gjate këtij muaji. Për çdo gjë do merreni vesh me se miri me partnerin dhe nuk do i ndalni për asnjë çast surprizat ndaj njeri-tjetrit. Beqaret ka mundësi te rilidhin kontakte me disa miq te vjetër dhe tashme mund t’i shohin me një sy tjetër ata. Shëndeti nuk do jete i keq, por nuk do mundojnë problemet e vogla me alergjitë. Kujdesuni pak me tepër. Financat do i keni nen kujdes gjate gjithë kohës. Nuk do hidhni asnjë hap pa qene te sigurte se çfarë mund te ndodhe me pas. Ne pune nuk do mund t’i shmangni dot ndryshimet, por do e keni shume te thjeshte te përshtateni me gjithçka. Do keni arritje te mëdha sidomos javën e trete.
Balluku: Viti i kaluar solli normalitet ekonomik, do mbahet ...
Vet-aksident në Prishtinë, lëndohet vozitësja
Publikohet orari i xhiros së 13-të në Superligë, vëmendja në...
Australia ndalon përdorimin e rrjeteve sociale për fëmijët n...
Shefi i NATO-s pret të punojë me Trump për kërcënimet nga Ru...
Rama jep lajmin nga Budapesti: Shqipëria pret vitin tjetër S...