Google ADS

Interneti pëson ndërprerje në Evropë

15:41 | 20 Qershor 2016
Arbresh Info

Një pjesë e madhe e internetit në mbarë Evropën nuk është duke funksionuar, e gjithë kjo për shkak të një problemi tek një kompani.

Shumica e aplikacioneve më të famshme në botë duke përfshirë WhatsApp, Reddit dhe Slack, raportohet se janë duke pasur probleme të mëdha, që do të thotë që qasje tek ato nga shumë përdorues nuk është e mundur, shkruan portali arbresh.info.

Si pjesë kryesore e këtij problemi supozohet të jetë Cloudflare, një uebfaqe që shërben për të dërguar informata rreth internetit. Kjo kompani ofron shërbime për dërgimin e përmbajtjeve në rrjet dhe biznese tjera që do të thotë se iu ndihmon të mbajë një infrastrukturë që shërben informata tek njerëzit që vizitojnë ndonjë faqe të caktuar.

Sidoqoftë, CloudFlare ka njoftuar se është duke punuar për të rregulluar këtë problem që ka ndodhur vetëm  në Evropë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme