Google ADS

Kjo gjyshe është 80-vjeçe, por a duket e tillë?

07:12 | 20 Qershor 2016
Arbresh.info

E keni menduar ndonjëherë se si do të dukeni ju kur të jeni 80 vjeç? Disa me siguri e kanë menduar veten me një shkop ku të mbështeten, e disa të tjerë të fortë, por sërish me lëkurë të varur.

Ky përfundimisht nuk është rasti i 80 vjeçares Ernestine Shepherd, gruaja më e vjetër që merr pjesë në fushën e “bodybuilding”.

Pak ditë më para ajo ka festuar 80 vjetorin dhe sërish vijon të marrë pjesë në kompeticione dhe maratona të ndryshme.

Ajo tregon se trupi i saj ka filluar të marrë formë në moshën e 56 vjeçare, kur ajo dhe motra e saj “ranë në dashuri” me aerobin dhe  filluan të merrnin pjesë në evenimente të ndryshme sportive.

Në vitin 2010 ajo hyri në librin e rekordeve Guinness si femra më e vjetër që merr pjesë në “bodybuilding”.

E ndërsa ajo merret me mbajtjen trupit në formë gatimi i takon ta bëjë bashkëshorti i saj, me të cilin ka 60 vjet e martuar.

Shikojini me vëmendje fotot e mëposhtme… Nëse një 80-vjeçare mund të ketë atë fizik falë ushtrimeve të përditshme, ndoshta duhet ta marrim më seriozisht palestrën e mos kujtohemi vetëm para plazhi./tch

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme