Dje Acer zbuloi një koleksion të gjerë produktesh në një konferencë për shtyp në Nju Jork. Pjesë e atyre ishin edhe dy tableta të reja, Acer Iconia One 8 dhe Iconia Tab 10.
Iconia One 8 është një tabletë me ekran 8 inç, rezolucion 1280 x 800, procesor Intel Atom me katër bërthama dhe një trup 9.5mm të hollë. Sasia e memories RAM vazhdon të mbetet ende e paqartë, por çipi i lartpërmendur i ka mundësuar pajisjes një performancë të mjaftueshme për platformën Android 5.0 Lollipop, transmeton arbresh.info. Iconia One 8 do të ofrohet me hapësirë për akumulimin e të dhënave deri në 16GB dhe 32GB të mbështetur me një bateri të qëndrueshme deri në 8.5 orë.
Tableta tjetër, Iconia Tab 10 është e dizajnuar me një qëllim të veçantë. Pajisja do të përdoret për qëllime arsimore dhe është vendosur t’i bashkohet ekosistemit Google Education. Ashtu siç edhe tregon emri i pajisjes, Iconia Tab 10 ka ekran 10.1 inç me rezolucion 1920 x 1200 piksela, 2GB RAM dhe 16GB, 32GB dhe 64GB mundësi për zgjedhje të akumulimit të të dhënave. Procesori katër-bërthamor nga Intel Atom i mundëson tabletës të përdor platformën Android 5.0 Lollipop.
Të dy tabletat janë të pajisura me ekran të bazuar në teknologjinë Zero Air Gab si dhe me sistem Acer Precision Plus. Iconia One 8 do të jetë në dispozicion në Amerikën Veriore për 145 dollarë, ndërsa tableta tjetër One 10 do të ofrohet për 299 dollarë në të njëjtin vend./arbresh.info
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...