Kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Azem Guri, i ka quajtur raste të izoluara, publikimin e testit në rrjetet sociale, duke premtuar se do të marrin masa ndëshkuese ndaj atyre që kanë bërë këto veprime.Megjithatë, ai thotë se pas analizimit të testit të parë dhe masave të marra, pjesa e dytë e provimit të maturës, është menaxhuar shumë më mirë.
Sot është mbajtur pjesa e dytë e Provimit tëMaturës Shtetërore të cilin KomisioniShtetëror iMaturës e ka shpallur mjaftë të suksesshëm, duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimin e tij për nxënësit, administruesit, mbikëqyrësit dhe kryetarët e qendrave të testimit, si dhe të gjithë pjesëmarrësit tjerë në këtë proces.
Kryetari i KShM-së, Azem Guri tha se komisioni ka qenë tërë ditën në kontakt me qendrat ku është mbajtur provimi dhe çdo gjë ka shkuar mjaftë mirë.
“Mund të iu konfirmoj se pjesa e dytë e maturës shtetërore është organizuar dhe administruar shumë mirë, duke ruajt kredibitetin e një procesi të besueshëm. Ne sot në 252 qendra të testimit, në 1800 klasë, të angazhuar mbi 3000 zyrtarë që në këtë proces iu nënshtruan provimit të maturës shtetërore mbi 32 mijë maturant ose saksish 32,156 maturant iu kanë nënshtruar provimit të maturës shtetërore. Komisioni i maturës gjatë tërë ditës ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë zyrtarët dhe në bazë të kësaj, procesi i administrimit të maturës shtetërore, të pjesë së dytë e shpall shumë të mirë”, tha Guri.
Ai shtoi se edhe kësaj radhe kishte tentime për kopjim apo shpërndarje të provimit por që u identifikuan në fillim, kurse, ndaj tyre, MASHT do të marrë masa ndëshkuese.
“Edhe sot kishte disa tentime që ne lirisht mund t’i quajmë të izoluara të cilët tentuan që të bëjnë veprime jashtë rregullave të parapara sipas legjislacionit në fuqi, pra, pati tentime të komunikuesve në rrjetet sociale, të cilët ne i kemi monitoruar m e shumë kujdes dhe mbi bazën e saj, ne do të veprojmë varësisht prej rastit që ka ndodhur. Këto tentime dhe këto veprime të maturantëve, meqë ka raste të cilët figurojnë që nuk janë maturant, Komisioni Shtetëror i Maturës do t’i trajton me shumë kujdes, njëkohësisht edhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sikurse në rastin e parë. Ne kemi analizuar edhe pjesënparë dhe mbi bazën erekomandimeve, kemi marrë veprime më të avancuara, gjë që ka dëshmuar sot që pjesa e dytë është e administruar shumë më mirë se pjesa e parë dhe si rezultat i kësaj komunikimi i vazhdueshëm, përcjellja e udhëzuesve që ne i kemi shpërnda e ka dhënë një efekt të tillë”, tha Guri.
Rezultatet e provimeve do të bëhen publike më 30 qershor.
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin