Google ADS

Arti kalimtar i Christos (FOTO)

15:31 | 18 Qershor 2016
Arbresh.info

Christo është bërë i famshëm në botë me veprat e tij artistike spektakolare. Edhe pse 81 vjeç ai ka ende plane për projekte të tjera.

Christo punon gjithmonë në disa projekte njëkohësisht. Ai ka shumë plane, por shumica e tyre nuk mund të realizohen, sepse veprat e tij të mëdha të artit krijohen në natyrë dhe prandaj me to nuk janë gjithmonë dakord organet shtetërore dhe organizatat mjedisore. Projektin e tij të fundit “The Floating Piers” ai kishte nisur ta projektonte që në vitet ’70, me të shoqen Jeanne-Claude. Por në Egjipt dhe Japoni projekti i tyre nuk u miratua. Tani, vizitorët mund t’i shkojnë urat lundruese që lidhin dy ishuj me tokën në veri të Italisë në liqenin Ideo. “Nuk është gjë e bukur të luftosh vetëm për të marrë leje”, thotë Wolfgang Volz, fotografi ekskluziv dhe menaxheri i projekteve të Christos. “Prandaj, e kemi bërë përsëri një projekt në Evropë, sepse mund të realizohet më shpejt.”

Perdja e madhe në luginën e Kolorado Valley CurtainPerdja e madhe në luginën e Kolorado “Valley Curtain”

Zbulim përmes fshehjes

Si përfaqësues i të ashtuquajturit “Land Art” Christo së bashku me të shoqen Jeanne-Claude, e cila vdiq në vitin 2009, ka ndërmarrë shumë aksione dhe projekte spektakolare mbulimi dhe zbulimi ndërtesash, parqesh apo zonash të tëra. Në vitet ’60, në kohën e ndryshimeve sociale, “Land Art” kishte një dimension politik. Hapësirat gjeografike shndërroheshin në vepra arti që nuk mund t’i kishe në pronësi. Kjo qe një protestë kundër mes pronarëve.

Christo është arratisur në vitet ’60 nga Bullgaria komuniste dhe prandaj, liria është element qëndror i veprave të tij. Për të qenë i pavarur prej fondeve private dhe publike ai shet skicat e veprave të tij si dhe objekte të vogla artistike. Tipike për instalimet e tij artistike është pëlhura me të cilën mbulohen objekte të ndryshme.

Veprat e artit të Christos që ngrihen në hapësira publike mund të vizitohen nga gjithkush gratis. Por ato janë vepra që zakonisht ekzistojnë vetëm për një kohë të shkurtër. Edhe pëlhura me të cilën janë veshur urat lundruese të “The Floating Piers” do të zhduken pas disa ditësh, pra më 3 korrik. “Zhdukja e veprave të artit është pjesë e konceptit estetik të Christos. Kjo gjë i lidh ato me rrënjë të thella me lirinë, sepse liria është armiku i pronësisë dhe pronësia është sinonim me vazhdimësinë”, ka thënë Christo kur po punonte për projektin e mbulimit të Reichstagut në Berlin.

Christo dhe Jeanne-ClaudeChristo dhe Jeanne-Claude

Christo & Jeanne-Claude

Christo Vladimirof Javaçef ka lindur në Bullgari dhe ka studiuar në vitet pesëdhjetë për pikturë, skulpturë dhe arkitekturë në Sofje. Në vitin 1956 ai u arratis përmes kufirit me Çekosllovakinë. Në Paris ai u lidh në fillim të viteve ’60 me grupin e artistëve të grupit “Nouveaux Réalistes” (Realistët e rinj). Ata donin ta shohin realitetin me sy të ndryshëm dhe të shkundnin shoqërinë. Këtë gjë artistët e bënin duke integruar dhe tjetërsuar me teknika dhe materiale të reja objekte nga realiteti në art. Për të fituar të holla Christo punonte dhe si piktor portretesh dhe kështu njohu gruan e tij të ardhshëm Jeanne-Claude. Rastësisht ajo ka lindur në të njëjtën ditë si, më 13 qershor 1935

Mbulimi i Reichstagut në BerlinMbulimi i Reichstagut në Berlin

Jeanne-Claude e plotësoi talentin artistik të Christos me aftësitë e saj organizative. Së bashku ata kanë planifikuar dhe realizuar projekte të mëdha si mbulimi i një pjese të bregdetit të Australisë (1969) ose perdja e madhe në luginën e Kolorado “Valley Curtain” në fillim të viteve ’70. Spektakolare ishin në vitet ’90 3000 çadrat blu dhe të verdha “The Umbrellas” në Kaliforni dhe Japoni, apo mbulimi i Reichstagut në Berlin./Deutche Welle

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme