Google ADS

Punësohet roboti i parë, quhet Amelia

00:01 | 18 Qershor 2016
Arbresh.info

Një robot i ri është do të punësohet në këshillin lokal të Londrës në Mbretërinë e Bashkuar, duke shënuar kështu hapin e parë drejt së ardhmes së fuqisë punëtore jonjerëzore.

Roboti i quajtur Amelia është në shërbim të konsumatorëve dhe është programuar për të komunikuar me njerëzit me një gjuhë natyrale.-shkruan shekulli. Ky është roboti i parë që do të përdoret nga qeveria në vend të një punëtori human.

I krijuar nga IPsoft, shërbëtori i qeshur teknologjik do të plotësojë një post në Këshillin e Veriut të Londrës këtë vit. Prodhuesit e robotit shpjegojë se ai është i aftë për të analizuar gjuhën në mënyrë të natyrshme, e kupton kontekstin, logjikën, mëson, zgjidh probleme dhe madje edhe ndjen emocione.

Roli i parë i Amelia-s në sektorin publik, do të jetë të ndihmojë banorët për të gjetur informacion dhe për të lehtësuar disa nga proceset e brendshme të këshillit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme