Kroacia është goditur nga tragjeditë këtë javë.
Gëzimi pas një fillimi të mirë në Kampionatin Evropian 2016 ishte i shkurtër për kapitenin Darijo Srna pasi babai i tij ndërroi jetë derisa ai ishte duke luajtur kundër Turqisë të dielën, ndeshje që përfundoi me rezultat 1-0 për kroatët.
Megjithatë, kjo nuk ishte e gjitha. Marijan Mrmic humbi gjithashtu babain e tij derisa trajneri i Kroacisë, Ante Cacis zbuloi gjithashtu që edhe burri i një pjesëtare të stafit kishte sulm në kokë, shkruan portali arbresh.info.
Kroacia aktualisht gjendet në krye të Grupit D me tri pikë, aq sa ka edhe Spanjës në pozitën e dytë. Turqia dhe Republika e Çekisë nuk kanë regjistruar deri tani asnjë fitore dhe nuk kanë ende pikë./arbresh.info
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?