Ja si do të duken qytetet e së ardhmes

07:46 | 17 Qershor 2016
Arbresh.info

Në 5 dekadat e fundit, teknologjia ka bërë hapa gjigantë duke u bërë gjithnjë e më shumë masive për t’i ardhur në ndihmë njeriut në përditshmërinë e tij.

Kjo ka ndryshuar edhe filozofinë e ndërtimit të qyteteve. Rritja demografike ka rritur edhe kërkesën për shtëpi dhe sot kemi qytete me miliona banorë në një hapësirë  prej pak kilometrash katrorë.

Por si do të jenë qytetet e së ardhmes? Dhe kur themi të ardhmes, flasim për tre dekadat e ardhshme. Futurologu Ian Pearson, me një rekord parashikimesh prej 85 përqind, na e shpjegon më mirë.

Ai flet për 9 ndryshime rrënjësore në një artikull të publikuar nga “Tech Insider”.

Së pari, ndërtesat do të priren gjithnjë e më shumë drejt lartësisë

Së dyti, ndërtesat do të pajisen me inteligjencë artificiale, ngjashëm si Siri apo Cortana, që do të lehtësojnë jetën për banorët, duke u ardhur në ndihmë, si përshembull në rastin e ndryshimit të temperaturës së dhomës

Së treti, super-ndërtesat do të funksionojnë si qyteza më vete duke u siguruar banorëve gjithçka që u nevojitet.

Së katërti, dritaret natyrale do të zëvendësohen, ose më saktë, nuk do të jenë më. Ato do të zëvendësohen me dritaret virtuale

Së pesti, edhe veshjet e njerëzve do të jenë ‘high tech’. Përveç funksionit parësor për të mbajtur ngrohtë dhe dukur sa më bukur, do të shërbejnë edhe si bateri për të grumbulluar energji diellore, që më pas mund të përdoret në banesë.

Së gjashti, ngrohja dhe ndriçimi nëpër apartamente do të jetë i dedikur. Dmth, ato do të ndjekin njeriun në çdo hap që bën nëpër shtëpi, një metodë më efikase dhe që konsumon më pak energji.

Së shtati, punonjësit e ndërtimit do të pajisen me ekzoskeletë që do t’i ndihmojnë të lëvizin dhe ngrenë pesha më të rënda

Së teti, punët që cilësohen si të rrezikshme nuk do të kryhen më nga njeriu, por nga robotët

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme