Google pranon pyetjen më të sjellshme nga një 86 vjeçare

12:49 | 16 Qershor 2016
Arbresh Info

Ta përdorësh Google për të kërkuar përgjigje për pyetje të shumta në internet, është bërë pjesë e secilit nga ne.

Por siç duket, interneti e ka gjetur njeriun më të sjellshëm i cili kërkon diçka aty. 86 vjeçarja, May Ashworth, ka shkruar në Google këtë pyetje: “Ju lutem, a mund të m’i përktheni këta numra romak mcmxcviii, ju faleminderit”.

Ben John, nga Wigan, ka shpërndarë në Twitter një foto të pyetjes shumë të sjellshme të bërë nga gjyshja e tij në Google, e cila u rishpërnda më pas rreth nëntë mijë herë.

“Isha te gjyshja për vizitë kur e pashë kompjuterin e saj dhe shikova se çfarë kishte shkruar në Google” tha ai.
-89990779-b8edd0bb-7075-4627-bafe-9929c929ac81_8848
Gjyshes së Benit i pëlqen të shikoj televizion dhe pasi që emisionet televizive shfaqin me numra roman të cilët tregojnë vitin e programit, asaj i interesoi ta kuptoj se për çfarë po bëhej fjalë.

Pas shpër ndarjes së kësaj foto shumë njerëz e kanë shprehur mirënjohjen e tyre për gjyshen. Beni ndërkohë tha se mbeti i befasuar me bujën që ka bërë kjo foto.

Kompania Google, në Britani, ka parë foton dhe i ka shkruar Benit në Twitter: “Në mes miliona kërkimeve, i yti na ka vizatuar një buzëqeshje në fytyrë”.

-89990781-76ffd6a2-0044-4dc5-bf8a-9f3865379759 (1)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme