Shkencëtarët nga Observatori i valëve Gravitacionale Laser Interferometer (LIGO) kanë njoftuar që janë kapur valë gravitacionale nga një palë vrima të zeza që përplaseshin për herë të dytë, duke e mbështetur kështu teorinë e relativitetit.
Bashkëpunimi ndërkombëtar LIGO, me rreth 1000 shkencëtarë që kanë punuar së bashku, e bëri njoftimin e zbulimit gjatë një konference për media që po zhvillohet njëkohësisht në Lomonosov të Moskës State University (MSU) dhe Shoqatën e Astronomisë në San Diego, transmeton arbresh.info.
“Zbulimi i valëve gravitacionale nga bashkimi i dy vrimave të zeza nga detektorë Ligo për herë të dytë është shumë i rëndësishëm”, ka thënë profesori nga departamenti i fizikës në MSU Valery Mitrofanov, duke shtuar që kjo gjë përforcon astronominë e valëve gravitacionale.
Këtë herë lëvizjet e materialeve galaktike u kapën nga detektorë binjakë të Ligo-së – një në Livingston, Luiziana, dhe një tjetër në Hanford, Washington – më 26 dhjetor 2015./arbresh.info
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...