Ministria e Bujqësisë ka ndarë certifikata për 136 këshilltarë bujqësor të sektorit publik dhe privat, të cilët kanë vijuar trajnimin në kuadër të projektit “Asistencë në formimin e shërbimeve këshilluese të MBPZhR dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve teknike të ofruara nga laboratorët e ministrisë”, financuar nga MBPZhR dhe Bashkimi Evropian.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, tha me këtë rast se shërbimi këshillues përbën një prej hallkave më të rëndësishme për avancimin e sektorit të bujqësisë.
Ai tha se kjo ministri çdo ditë po modernizon sektorin e bujqësisë.
Krasniqi tha se këta këshilltar do të ndikojnë në ngritjen e zhvillimeve bujqësore që ka një rëndësi të madhe për vendin.
Në anën tjetër zëvendësshefi i bashkëpunimit në Zyrën e BE-së, Libor Chlad tha se BE është në mbështetje të bujqësisë, sepse e njeh potencialin bujqësor që ndikon në zhvillim ekonomik dhe për krijimin e vendeve të reja të punës. Ai tha se këta këshilltarët do të luajnë një rol thelbësor në bujqësi.
Ndryshe, këshilltarët e certifikuar, që janë 136 sosh, do të kenë shtrirje në tërë komunat e Kosovës për këshillimin e të gjithë bujqve në Kosovë që konsiderohen se jan ë qindra-mijëra bujq në tërë vendin.
Këshilltarët e certifikuar privat do të ofrojnë këshilla me pagesë për bujqit,kurse këshilltarët publik do të ofrojnë këshilla pa pagesë.
Real Madrid publikon 11-shen startuese ndaj Alaves
Gërvalla: Kosova dhe Greqia, në rrugën e forcimit të marrëdh...
“Gjaku i tij u bë dritë e liri”, djali i heroit ...
Kurti takon ministren e Arsimit të Bosnjës, diskutojnë mundë...
Shqipëria U-15 barazon në miqësore me Malin e Zi
Vrasja e Afrim Bunjakut një vit më parë në Banjskë, Ministri...