Nesër certifikohen 136 këshilltarë bujqësorë

14:34 | 14 Qershor 2016
M. A.

Nesër nga ora 10:00, në hotelin “Emerald”, në Prishtinë, do të bëhet ndarja e certifikatave për 136 këshilltarë bujqësor të sektorit publik dhe privat, të cilët kanë vijuar trajnimin në kuadër të projektit “Asistencë në forcimin e shërbimeve këshilluese të MBPZHR-së dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve teknike të ofruara nga laboratorët e ministrisë”, i financuar nga MBPZHR-ja dhe Bashkimi Evropian.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave do të marrë pjesë ministri i MBPZHR-së, Memli Krasniqi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme