Në Fakultetin e Edukimit të Universitetit “Hasan Prishtina” u organizua hapja e simpoziumit shkencor me temë “Avancimi i Hulumtimeve në Arsim”.
Ky simpozium ka për qëllim përmirësimin e hulumtimit në edukim në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës.
Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë Arsim Bajrami tha se Fakulteti i Edukimit është një fakultet që ka kompletuar të gjitha nivelet e studimit drejt arritjes së standardeve të shekullit 21.
Ai tha se hulumtimi shkencorë duhet të bëhet pjesë organike për secilin fakultet dhe çelësi i suksesit në arsim është që mësimdhënësit të përgatiten dhe të jenë të gatshëm të dërgojnë te nxënësit një mësim modern.
Ministri Bajrami më tutje shtoi se Ministria e arsimit është e vendosur që profesionin e mësimdhënësit ta ketë një profesion të mbrojtur duke ngritur standardet në mësimdhënie.
Ndërsa Rektori i UP-së Marjan Dema tha se janë duke përpiluar një strategji me partnerët ndërkombëtarë në investimin në hulumtime shkencore që studentët të na prezantojnë më së miri, sidomos për inkurajimin e të rinjve që ti zbatojnë njohuritë e tyre në praktikë dhe unë si rektor i UP-së ofrojë gjithë gatishmërinë për ndërveprimin e mirëfilltë.
Ethem Çeku si dekan i Fakultetit të Edukimit tha se me bashkëpunëtorët e fakultetit shpresojnë të arrijnë objektivat që të kenë një mësimdhënës që i nevojitet arsimit tonë./Arbresh.info/
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin
Assesi të këndellet City, dështon të fitojë edhe ndaj Feynor...
Kryeministri libanez u bën thirrje palëve të zbatojnë dhe t&...
ShBA-ja dhe Franca mirëpresin armëpushimin Izrael-Liban