Italia ka regjistruar fitore me rezultat 0-2 në ndeshjen e zhvilluar kundër Belgjikës, e cila është konsideruar si njëra nga skuadrat favorite për Kampionatin Evropian 2016.
Edhe pse rrezikuan portën e portierit Gianlugi Buffon disa herë me goditje të forta nga distanca, Belgjika pranoi golin e parë pas gjysmë ore lojë në stadiumin Stade de Lyon, shkruan portali arbresh.info.
Një asistim i mrekullueshëm nga qendërmbrojtësi Leonardo Bonucci prej gjysmës së fushës te Emanuele Giaccherini, zuri mbrojtjen e Belgjikës në “gjumë”. Mesfushori i Bolognas shënoi për 0-1 në minutën e 32′ të ndeshjes duke i siguruar skuadrës së tij epërsinë. [VIDEO]
Përpjekjet e Djajve të Kuq të Belgjikës nuk kishin të ndalur edhe në pjesën e dytë të ndeshjes që solli shumë raste të mira nga belgët, megjithëse golat munguan nga skuadra e Marc Wilmots, por jo edhe nga ajo e trajnerit të ardhshëm të Chelseat, Antonio Conte.
Me një kundërsulm të krijuar në minutat shtesë të ndeshjes, Italia arriti të dyfishojë epërsinë përmes Graziano Pelles, i cili realizoi gol të bukur për 0-2 duke mbyllur gjithçka në Stade de Lyon.[VIDEO]/arbresh.info
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?