Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës njofton se nga nesër, 14 qershor e deri më datën 24 qershor, hapet konkursi për pranimin e fëmijëve në çerdhet publike.
Sipas një njoftimi të Komunës së Prishtinës, konkurset do të publikohen në secilën çerdhe veç e veç, andaj të interesuarit duhet të aplikojnë drejtpërdrejtë në çerdhen për të cilën janë të interesuar.
“Po ashtu njoftohen prindërit e fëmijëve të cilët janë në çerdhe se çerdhet publike do të jenë në pushim vjetor nga 1 deri më 12 gusht”, thuhet në njoftim.
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...
Britania voton pro rregullave kundër duhanpirjes
Autogoli i Leipzigut e bën lider Interin në Ligën e Kampionë...
Big Brother Vip Albania, ja ndryshimet që do të ndodhin