Nga: Fadil Lepaja
Nuk ka asgjë të keqe nëse qeveria e Beogradit dëshiron të ndihmojë duke financuar ndërtimin e 300 shtëpive në veri, për qytetarët serb të Kosovës. Do të ishte mirë që edhe në pjesët e tjera të Kosovës, të i ndihmojë qytetarët serb, nëse jo edhe ata të nacionaliteteve të tjera, duke u ndërtuar shtëpi, pavarësisht prej motiveve që i ka.
Por, për të evituar çfarëdo keqkuptimi dhe dyshimi se Serbia po ndërmerr veprime të njëanshme që kanë për qëllim kolonizimin e kësaj hapësire me kolonë nga Bosnja apo Kroacia, të cilët kurrë nuk kanë qenë qytetarë të Kosovës, qeveritarët serb duhet domosdoshmërisht të bashkëpunojnë me qeverinë e Kosovës dhe zyrtarët ndërkombëtarë në Kosovë.
Nëse Serbia vazhdon të veprojë kështu në Kosovë, pa leje, pa koordinim dhe pa marrëveshje me zyrtarët kompetent kosovarë, dhe kështu dhe të veprojë edhe kundër procesit të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, atëherë KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës janë të obliguar të ndërhyjnë dhe të pamundësojnë veprime të tilla të njëanshme dhe destabilizuese.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...