Google ADS

Rusia befason Anglinë në minutat shtesë (Foto/Video)

22:57 | 11 Qershor 2016
Arbresh Info

Anglia dhe Rusia ka ndarë pikët në ndeshjen e dytë të Grupit B në Kampionatin Evropain 2016. Anglezët u befasuan nga rusët që barazuan rezultatin në 1-1 në minutat shtesë të ndeshjes.

Pas një dominimi të plotë brenda më shumë se një ore lojë në stadiumin Stade Velodrome, Tre Luanët siguruan epërsinë në minutën e 73′ të ndeshjes. Ylli i Tottenhamit, Eric Dier kaloi anglezët në epërsi nga gjuajtja e lirë, shkruan portali arbresh.info. [VIDEO]

22-vjeçari tani është lojtari i tetë i Spursve që ka shënuar për kombëtaren e Anglisë në një turne madhështor, më shumë se çdo klub tjetër.

eric

Rusia, e cila nuk kishte asnjë mundësi brenda pjesës së dytë të ndeshjes, arriti të barazojë rezultatin në minutat shtesë.

Kapiteni i kombëtares ruse, Denis Glushakov me kokë realizoi për 1-1 në minutën e 92′ të ndeshjes, shkruan portali arbresh.info [VIDEO]

CksrrjkXIAA1w9G

Përveç që befasoi portierin anglez Joe Hart, 29-vjeçari i siguroi kombëtares së tij një pikë nga kjo paraqitje ku dominimi i anglezve ishte i qartë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme