Multimiliarderi i njohur amerikane Bill Gates ka dalë me një këshillë të çuditshme për të gjithë ata që me të ardhurat e tyre ia dalin të mbijetojnë pranë kufirit të ekzistencës, pra për ata që jetojnë në varfëri ekstreme.
Gates, në një faqe në emrin e tij gatesnotes.com, ka këshilluar të gjithë ata që jetojnë me rreth 2 dollarë në ditë që të fillojnë të mbajnë dhe të rrisin pula.
“Po të isha në gjendjen e tyre, kjo është ajo që do të bëja – do të rrisja pula”, thuhet në një shkrim të tij në këtë faqe.
Kjo, pasi, sipas tij, pulat janë të lehta për t’u përkujdesur për to, janë investim i mirë, ndihmojnë në shëndetin e fëmijëve dhe fuqizojnë gratë.
Janë rreth 1 miliardë njerëz që jetojnë në varfëri ekstreme në të gjithë botën, ndërsa sipas vlerësimeve Gates ka një pasuri prej 79.4 miliardë dollarëve.
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...
Osmani takon mërgimtarët në Kanada: Kudo, një copëz Kosove &...
GJKKO dënon me 2 vjet e 8 muaj burg ish-kryebashkiakun e Dur...
Murati – Bajramit: Hykmete, s’paske mësu as sot, ulu njësh