Google ADS

Letra e 11 vjeçares afrikane që përloti gjithë Italinë

14:17 | 11 Qershor 2016
Arbresh.info

Më quajnë Gaia dhe vij nga Afrika: Unë dhe familja ime kemi ardhur në Itali. Pyeta mamanë se pse gjendemi këtu dhe jo në Afrikë, dhe ajo më tha ‘për shkak të një gjëje që quhet luftë”- Kështu e nis temën e saj Gaia, 11 vjeçarja që ka fituar konkursin ‘Scrittori in Erba’ ku morën pjesë të gjithë fëmijët e shkollave publike (të kësaj moshe) në Romë.

Pjesë nga letra: Mendoj që njeriu ka humbur dëshirën për të jetuar dhe nuk di më të dojë tjetrin por, këto mendime, nuk ja thashë mamit sepse fytyra e saj ishte e mbushur në lotë. Kur dal në rrugë jam e frikësuar sepse të gjithë njerëzit largohen nga unë dhe fëmijët e tjerë nuk duan të jem shoqja e tyre; mua nuk më prishet puna sepse kam mjaft mikesha: yjet! Me to takohem çdo mbrëmje dhe ju them të gjitha sekretet; një nga këto është të shoh babin që më mungon shumë dhe se dua të kthehem në shtëpinë time, në dhomën time, me miqtë e mi.

Më në fund mami arriti të gjej një punë, në një shtëpi ku është një tjetër fëmijë si unë, dhe çdo ditë pastron atje. Pothuajse harrova! Mami im ndoshta ka arritur të gjej një shtëpi (sepse dua shumë një krevat). Më mungon Afrika por nuk mund të bëj gjë tjetër veçse t’ju lutem yjeve të më dhurojnë lumturinë që më është hequr nga zemërimi i njeriut. Mendoj se nuk është e drejtë që fëmijët e tjerë nuk duan të më kenë shoqe sepse në fund të fundit, edhe unë fëmijë si ata jam”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme