Çudi apo humane? Mjeku që shpëtoi 6.500 foshnja!

12:38 | 11 Qershor 2016
Arbresh.info

“Coney Island” i Brooklyn-it ishte i njohur si qyteti i xhuxhëve, kafshëve të egra dhe grave me mjekër gjatë gjysmës së parë të shekullit të 20-të. Megjithatë, atje ka jetuar dhe njeriu i cili jo që merrej vetëm me zbavitje, por me ndihmën e saj ka shpëtuar mijëra foshnja të lindura parakohe.

mjeku-shpetoi-foshnjet-cudi-1

Një fizikan me emrin Martin Coney ishte i njohur me pseudonimin “doktor për inkubator” dhe kishte një kasolle në të cilën tregoi luftën e vërtetë të jetës dhe vdekjes. Ajo ishte një nga atraksionet më të njohura në ishull.

Sado që kjo përpjekje nga perspektiva e sotme duket tronditëse, ai megjithatë arriti të ndryshojë rrjedhën e shkencës amerikane. Në këtë kohë për foshnjat e lindura parakohe është menduar se janë gjenetikisht inferiore, ashtuqë janë lënë të vetme për t’u përballuar me jetën.

mjeku-shpetoi-foshnjet-cudi-2

Coney prindërve të dëshpëruar ju ka ofruar zgjidhje eksperimentale, kurse për shkak të çmimeve të larta të saj, arriti në një ide shumë të çuditshme se si të mbulohen shpenzimet e trajtimit.

Viteve të 40, gjatë periudhës nga viti 1903 deri 1943, fizikani hebreo-gjerman ka ekspozuar inkubatorët me foshnja të lindura parakohe në parkun zbavitës të cilin e ka quajtur “E gjithë bota i do bebet”.

mjeku-shpetoi-foshnjet-cudi-3

Përderisa për dikë kjo ishte argëtuese, foshnjat e lindura parakohe luftonin për jetën. Për t’i parë ato, shikuesi duhej të paguante 25 cent.

Edhe pse e vrazhdë, kjo ishte e vetmja mënyrë për të mbledhur para për një kujdes shumë të shtrenjtë. Kostoja ditore, për kujdesin ndaj një fëmije, ka kushtuar 15 dollarë, e cila tani është baraz me shifrën e 405 dollarëve.

mjeku-shpetoi-foshnjet-cudi-5

Inkubatorët kanë qenë të ndërtuar prej çeliku dhe qelqi dhe kishin edhe këmbalecë. Në pjesën e jashtme ishte e vendosur një pajisje nga e cila qarkullonte uji i ngrohtë nëpër tubin që ndodhej nën shtratin e foshnjës. Termostati rregullonte nxehtësinë, kurse tubi tjetër është përdorur për furnizimin e ajrit të freskët nga jashtë në inkubator. Ajri, që të pastrohet nga bakteret dhe viruset, më parë duhej të kalonte nëpër leshin e zhytur në antiseptik, dhe pastaj nëpër leshin e thatë.

mjeku-shpetoi-foshnjet-cudi-4

Coney në botën mjekësore ka qenë i refuzuar si ‘schowmen’. Mjekët amerikanë nuk i kanë përkushtuar shumë vëmendje foshnjave të lindura parakohe, ashtuqë në përqindje të madhe kanë vdekur.

Ky inovator edhe para vetë projektit ka mbajtur leksione nëpër gjithë Shtetet e Bashkuara, duke thënë se disa nga figurat më të shquara si Charles Darwin, Isaac Newton, Napoleoni dhe Mark Twain kanë lindur para kohe.

mjeku-shpetoi-foshnjet-cudi-6

Edhe pse idea e Coney-it ka shkuar krah për krah me parkun argëtues, ai është sjellur shumë profesionalisht. Në fakt, infermieret kanë veshur uniforma të bardha të kollarisura, kurse objekti ka qenë gjithmonë plotësisht i pastër. Nëse zbulohej se ndonjëra prej tyre pinë duhan, menjëherë përjashtohej nga puna.

mjeku-shpetoi-foshnjet-cudi-7

Gjatë karrierës e cila ka qenë e gjatë gati gjysmë shekulli, ka pohuar se ai ka shpëtuar pothuajse 6 500 foshnja, dhe se suksesi ishte 85 për qind./femra.net/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme