Ju prezantojmë me çiftin më të shkurtër në botë. Ata janë Paulo Gabriel da Silva Barros dhe Katyucia Hoshino. Çifti vjen nga Brazili dhe të dy janë të prekur nga format e nanizmit, por kjo nuk i ka penguar ata që të jenë të lumtur. Ata shpresojnë që të hyjë në Librin Guinnes të Rekordeve Botërore.
Çifti është takuar në një faqe interneti dhjetë vjet më parë dhe filluan që të bisedonin në mesengjer. “U dashurova me shikim të parë me bashkëshorten time”, ka rrëfyer 30-vjeçari, i cili vuan nga një gjendje e rrallë gjenetike, e quajtur diastrophic dysplasia dwarfism.
“Mua mu duk shumë e bukur që kur e pashë për herë të parë. Por tërheqja nuk ishte reciproke ”, tha ai. Ndërsa 26-vjeçarja e cila vuan nga achondroplasia nanizmi, që ndikon në mosrritjen e kockave, fillimisht e bllokoi atë në mesengjer transmeton shekulli. “Kur nisa që të flas me Paulon, ai ishte vërtetë i bezdisshëm”, ka shtuar ajo.
Por 18 muaj më vonë ajo e zhbllokoi dhe pas kësaj ata u takuan dhe tashmë jetojnë të lumtur.
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...