Edhe në Kosovë përmes shumë aktiviteteve është shënuar Dita Ndërkombëtare e Librit dhe të drejtave autoriale, me anë të të cilave synohet që të ngritët vetëdija për të lexuar sa më shumë.
Qendra për zhvillimin e arteve ArtPolis në bashkëpunim me zyrën e BE-së në Kosovë përmes projektit “Culture for ALL”, ka organizuar disa aktivitete për të shënuar ditën botërore të librit me qëllim të promovimit të leximit të librit dhe krijimin e një shprehie për të lexuar sa më shumë.
Përfaqësuesja e ArtPolis, Zana Hoxha- Krasniqi tha se ky panair i librit po mbahet për plotë 4 vjet radhazi mirëpo këtë vit është shumë më i madh sepse ka një numër të madh të shtëpive botuese. Pos këtij panairi për Ditën Ndërkombëtare të Librit ArtPolis ka organizuar në sheshin “Nëna Terezë” edhe gara në poezi, shfaqje dhe lexim të poezive në disa çerdhe të Prishtinës dhe Natën e poezisë në teatrin “Dodona”.
“Ne mendojmë se me dominimin e teknologjisë informative leximi i librave në veçanti atyre që janë të shtypur është duke rënë në mbarë botën edhe në Kosovë ka rënë dukshëm, mirëpo ne e kemi parë një rritje të interesimit të blerjes së librave viteve të fundit përmes panairi, ku të gjitha shtëpitë botuese kanë pranuar të shesin librat me çmime të reduktuara”, tha Hoxha- Krasniqi.
Publicisti dhe shkrimtari Daut Demaku tha se shënimi i kësaj dite është shumë i rëndësishëm sepse duhet të përkujtohet që është një prodhim që quhet libër dhe që ta kemi, çdo ditë pas vetes në mënyrë që të ndriçohen mendjet.
“Është një vlerësim i përgjithshëm që në Kosovë nuk lexohet, mirëpo unë nuk pajtohem me këtë vlerësim dhe jam i bindur se në Kosovë me të vërtetë lexohet, lexohet në mënyrë të sistemuar, por prapë asnjëherë asnjë shoqëri nuk është e kënaqur me shkallën e leximit, mirëpo ne nuk mund të ankohemi dhe nuk mund të flasim se nuk lexohet në Kosovë”, tha Demaku.
Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Librit libraritë dhe bibliotekat kanë bërë lirime të çmimeve dhe regjistrim pa pagesë për ata që duan të lexojnë.
“Brenda këtyre orëve kemi edhe zbritje të veçante 20 deri në 50 për qind të çmimit. Jam shumë e kënaqur me frekuentimin e njerëzve në librari, këtë e them me gojën plotë sepse qe 15 vite jam në librari edhe e kam një statistikë me të cilën them se mburrem sepse prej vitit 2000 deri tani është shumëfishuar interesimi për libër”, tha Sabahete Çavdërbasha përfaqësuese e librarisë “Dukagjini”.
Po ashtu sipas saj kjo librari në këtë panair është prezantuar me libra në gjuhë të huaja kryesisht në gjuhën angleze, frënge dhe gjermane.
Edhe Biblioteka “Hivzi Sylejmani”, në Prishtinë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Librit ofron për lexuesit regjistrim pa pagesë për një vit rresht. Përfaqësuesja e kësaj biblioteke Fatime Mehmetaj tha se gjatë ditës së sotme do të shpallen edhe lexuesit më të dalluar të vitit të kaluar.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?