Google ADS

Facebook tani ju lejon të postoni edhe video në komente

08:39 | 10 Qershor 2016
Arbresh Info

Përdoruesit e rrjetit social Facebook tani mund të postojnë video si komente në poste apo statuse të ndryshme.

Duke klikuar ikonën e kamerës që gjendet tek hapësira për të shkruar komentin, që më parë është përdorur vetëm për të shtuar foto, tani iu jeni në gjendje të ngarkoni edhe ndonjë video nga ato që keni regjistruar më parë, shkruan portali arbresh.info.

Rrjeti social është fokusuar dukshëm gjatë viteve të fundit në video pas ka prezantuar mundësinë për të transmetuar video drejtpërsëdrejti, ka shtuar një hapësirë të veçantë për videot në muajin prill, si dhe ka nënshkruar marrëveshje me publikuesit për të prodhuar video çdo muaj.

Funksioni i shtuar së fundmi është në dispozicion në dy platformat, iOS dhe Android./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme