Radha për transplant zemre është shumë e gjatë dhe qindra njerëz vdesin në ditë teksa janë duke pritur. Por një teknologji e re duket se ka rikthyer shpresat.
Sten Larkin, 25 vjeç, sapo mori një transplant zemre pasi jetoi për 17 muaj me një zemër artificiale që e mbante gjithë kohën në një çantë shpine.
Duket e pabesueshme, por adoleshenti me sëmundje gjenetike të trashëguar iu nënshtrua një operimi ku mjekët ia hoqën zemrën nga trupi dhe më pas u bë pacienti i parë që mori “Syncardia Freedom Portable Driver”, një makineri që mbahet në shpinë dhe që zëvendëson punën e zemrës duke qarkulluar gjakun nëpër trup.
Ai e mbajti makinerinë çdo ditë, për pothuajse një vit e gjysmë, deri sa në Maj të vitit 2016 mori një zemër për transplant.
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...