Google ADS

Kultura e të lexuarit në Kosovë po zhvillohet

15:52 | 9 Qershor 2016
Arbresh.info

Mijëra tregime fiktive e të bazuara në jetën reale, histori, shkencë e nga fusha të tjera, janë sjell në një vend për të 18-ën herë me radhë për të gjithë të pasionuarit pas leximit.

Edhe pse kanë kaluar vetëm tri ditë nga hapja e Panairit të Librit “ Prishtina 2016”, interesimi i lexuesve kosovar nuk po mungon duke bërë që titujt e sjell nga dhjetëra shtëpi botuese nga Kosova dhe Shqipëria, të mos mbesin vetëm në sirtarë.

Nga ky panair kuptohet se kultura e të lexuarit në mesin e shoqërisë moderne është duke u shtuar çdo ditë e më shumë.

Lexuesit pjesëmarrës janë shprehur të kënaqur me këtë panair edhe pse për disa çmimet duken tw pafavorshme. Më çmimet e librave u shpreh i pakënaqur edhe një nga lexuesit prishtinas, i cili në bibliotekën e tij personale thotw se ka mbi 1 mijë tituj librash.

“Çmimet si këtu, sikur ditëve të tjera, pak ka ndryshim të çmimeve të librave që shiten. Unë i morra pesë përkohësisht. I kam 1 mijë e 28 4 libra… Librat janë të mirë… Për neve jo nuk janë të favorshme sepse dihet standardi jonë. Dikush ka dikush nuk ka”, tha ai.

I kënaqur me atë se çka po ofrohet në këtë panair të librit, u shpreh edhe lexuesi Ramdan Ibrahimi. Për Ibrahimin edhe çmimet nuk janë aq të larta.

“Panairi i këtij viti qenka shumë mirë i organizuar, paska literaturë të bollshme shkencore, profesionale, letërsi, për historinë kombëtare, të gjitha. Po më pëlqen shumë dhe nuk janë të shtrenjta librat, por varet nga gjendja ekonomike. Paska libra edhe për studentë dhe për të gjitha shtresat”, tha ai.

Në mesin e lexuesve vizitorë në këtë panair ishte edhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami. Derisa po blinte libra, Bajrami për KosovaPress tha se Kosova ka nevojë ta kthejë kulturën e të lex uarit, duke shtuar se kultura e të lexuarit është kultura qytetare e një shteti.

“Si duket panairi këtë vit është shumë i pasur, ka shumë shtëpi botuese nga rajoni dhe ne kemi nevojë ta rikthejmë kulturën e librit, kulturën e të lexuarit dhe duhet të punojmë me gjitha moshat që libri sa më shumë të lexohet. Sepse në epokën moderne, për shkak të modernizimit për shkak të digjitalizimit sikur ka një krizë të lexuarit të librit. Mendoj se kultura e të lexuarit është kulturë qytetare, kulturë e një shteti, kulturë e përkushtimit dhe emancipimit të një shteti dhe të rinjtë kanë nevojë shumë të kenë librin fizik, klasik që të zhvillojnë shkathtësitë e të lexuarit, sepse këto shkathtësi mundësojnë edukimin dhe ndërtimin e një personaliteti. Ky panair ofron një zgjedhje shumë të mirë sepse ka libra pothuajse nga të gjitha fushat ka botime të reja, ka botues që kanë krijuar identitet, dhe është mirë që edhe në sferën e botimit të librave të kemi një konkurrencë e cila është pozitive sepse promovon botimet më të mirë dhe lexuesit pak a shumë janë treguesit e suksesit të shtëpive botuese”, tha ai.

E, shtëpitë botuese janë kujdesur që edhe këtë vit lexuesit të kenë mundësinë që bibliotekat personale t’i pasurojnë edhe me tituj të rijnë.

Eton Zeneli, nga Shtëpia Botuese “Buzuku” dhe “Pena”, derisa u shpreh i kënaqur me interesimin e lexuesve për librat, për KosovaPress tregoi edhe disa nga titujt dhe autorët që në këtë vit duke se do të jenë më të kërkuarit.

“Vërehet një interesim i shtuar i blerësve për librat e rinj, sidomos për librat që kanë dalë enkas për panairin e lib rit se librat që kanë qenë më herët në treg i kanë gjetur edhe nëpër librari, por janë të interesuar të shohin se çfarë kanë sjellë shtëpitë botuese, qoftë nga Kosova apo nga Shqipëria botimet e reja. Ne e shohim një rritje jo shumë të ndjeshme por megjithatë ka një rritje nga viti i kaluar në interesim, megjithëse është herët të thuhet. Por them se nuancat e para janë pozitive, shpresojmë që të vazhdoj kështu. ..Prej shtëpisë botuese ‘Buzuku’ e kemi autorin e Eduar …autor i ri francez, i cili ishte mysafir vitin e kaluar në Panairin e Librit. ‘Historia e Dhunës’ doli enkas për Panairin e Librit, me përkthim të Urim Nurgutit. Lexuesi n Kosovë dhe në Prishtinë e njeh autorin përmes librit ‘Mori fund’. Tash “Historia e Dhunës” trajtojn po të njëjtën temë, por duke e çuar përpara idenë e autorit, edhe jashtë tij kemi autoren Xheni… që nga nesër…edhe ajo e trajton temën e dashurisë me një formë pak më t ë ndryshme që jemi mësuar të shohim te autorët tjerë”, tha ai.

Ndërsa, Shtëpia Botuese “Bota” nga Shqipëria, “Shqiptare nga Tirana”, këtë vit ka sjell 22 tituj të rijnë për lexuesit kosovarë.

Genti Gjonaj, nga kjo shtëpi botuese tha se këtë vit për lexuesin kosovar janë sjell shkrimtarë bashkëkohor amerikanë, francezë e italianë, pa përjashtuar edhe shkrimtarët shqiptarë.

“Këtë vit kemi sjell 22 tituj të ri, kryesisht të karakterit të letërsisë artistike, kemi sjellë shkrimtarë bashkëkohor amerikanë, francezë dhe italianë. Ndër ta do të veçoj shkrimtarin francez Gio Muso, që është më i shituri në Francë, që vjen me veprën ‘Central Park’. Edhe në Tiranë kjo vepër ka pasur një jehonë mjaftë të madhe dhe shitje të konsiderueshme por edhe këtu publiku po e pëlqen. Gjithashtu kemi Ana Premolim, një autore mjaft e njohur italiane që vjen me romanin “Të gjitha të metat i dashuroj tek ti”. Këto janë romanca që – desha të them mjaft të këndshme dhe – për stinën dhe që lexuesi i pret me kërshëri dhe dëshirë… Gjithsesi edhe autorët shqiptarë kërkohen. Ne kemi sjell në këtë panair një vepër të Nuçi Kotës – “Shqipëria dhe çështja e kufijve shqiptaro-grek” dhe është pritur mirë nga lexuesit. Kemi sjell edhe ‘Iliria, toka jonë e lashtë’, nga autori Taulant Atia. Flet për ilirët, origjinën e ilirëve, me çfarë merreshin ilirët, luftërat iliro-romake, si dhe më tej”, tha ai.

Ndërkaq, të gjithë lexuesit e interesuar për librat që ofron Panairi i Librit për këtë vit, do të kenë rastin që të shërbehen me titujt më të ri botëror dhe shqiptarë deri më 12 qershor, kur edhe mbyllet panairi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme