Google ADS

E heq nga lista e miqve në Facebook, ia vret pulat

10:30 | 9 Qershor 2016
Arbresh.info

Tanya Vincent nuk e besonte që vetëm një largim nga i një mikut nga Facebook, do të bënte që pulat e saj të destinoheshin për thertore.

Ajo ishte tmerruar kur kishte gjetur që kafshët e saj që ishin vrarë brutalisht dhe ishin në pragun e derës së saj.

Vrasësi i pulave është identifikuar si Shane Barrett, 30 vjeç, është dënuar me burg për nëntë javë, transmeton arbresh.info.

Pas rastit, Tanya nga Cornwall, ishte shprehur se Barret kishte ‘vrarë vajzat e saj’ pasi ajo e kishte larguar nga rrjeti social Facebook.

“Ato pula ishin sikur vajzat e mira. Ai e bëri këtë vetëm pse e largova nga Facebook. Ai i ka terrorizuar dhe i ka torturuar pulat e mia”, tha Tanya.

Tanya për një kohë të gjatë gjatë jetës ka punuar si aktiviste për të ruajtjen e kafshëve./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme