Minatorët e diamanteve në brigjet e Afrikës kanë gjetur një anije e cila ishte e mbushur me flori dhe monedha me vlerë 9 milionë paund.
Anija “Jezusi i Mirë” u gjet përgjatë bregdetit Namibian nga gjeologjistët e kompanisë së minierës De Beers në prill 2008.
Ajo ishte një anije portugeze e cila ishte nisur nga Lisbonë në vitin 1533 nën drejtimin e kapitenit Francisco de Noronha. Ajo u zhduk bashkë me stafin e saj gjatë lundrimit për në Indi.
Ajo u gjet nga minatorët pasi ata thanë një liqen me ujë të kripur, të bërë nga njeriu, përgjatë Bregut Skelet, e ndërsa shumë anije dhe varka të tjera dolën sërish në sipërfaqe, “Jezusi i Mirë” ishte më e vjetra dhe e para që ishte e ngarkuar me flori dhe monedha.
Ata nuk e gjetën menjëherë thesarin që përmbante anija. Fillimisht ata zbuluan copa druri dhe metali të çuditshme, dhe pas gërmimeve nxorën në dritë anijen e mbytur që ishte varrosur nën rërë./tch
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...