Ministria e Arsimit, ka organizuar procesin e ritestimit për nxënësit e klasave të nënta (Testi i Arritshmërisë) në tri komuna: Gjilan, Dragash dhe Han të Elezit, pas anulimit të testit të parë, ku ishin konstatuar parregullsi dhe rezultate joreale.
Për të parë nga afër zhvillimin e këtij procesi, zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci Demaj, ka vizituar nxënësit në qendrat e testimit në shkollat: ”Selami Hallaqi”,”Musa Zajmi “ dhe “Thimi Mitko” në Gjilan.
Me këtë rast Statovci Demaj, ndër të tjera tha se, përsëritja e këtij testi ka për qëllim që të sigurojë një vlerësim të barabartë për të gjithë nxënësit në Kosovë.
“Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë është e përkushtuar dhe ka për detyrë që të sigurojë kushte të mira mësimi, tekste shkollore dhe mësimdhënie bashkëkohore, andaj edhe kushte të përshtatshme testimi. Të gjitha këto me qëllim që të kemi një vlerësim real dhe arsim cilësor”, tha Statovci.
Testi i Arritshmërisë, tha Statovci Demaj nuk ka për qëllim të eliminojë nxënësit nga vijueshmëria e mëtutjeshme e mës imit, por përmes tij vlerësohet se sa ka përfituar një nxënës gjatë viteve paraprake të shkollimit dhe se nga ky vlerësim ata do të kenë mundësi të zgjedhin drejtimet e duhura në shkollimin e mesëm.
Në komunën e Gjilanit , sot janë ritestuar 1851 nxënës në 24 qendra testimi për mbikëqyrjen e të cilëve janë kujdesur 196 administratorë.
MAShT , ka riorganizuar Testin e Arritshmërisë edhe në komunën e Dragashit dhe Hanit të Elezit, ndërsa rezultatet do të shpallen më 10 qershor.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...