Në fillim të javës, llogaritë e Mark Zuckerberg në Twitter dhe Pinterest ishin hakuar duke zbuluar se drejtori ekzekutiv i rrjetit social më të madh në botë ka ripërdorur fjalëkalimin “dadada”. Njëra nga këshillat primare të sigurisë së Facebook-ut është mos përdorimi i fjalëkalimit të njëjtë në faqe të ndryshme, shkruan portali arbresh.info. Megjithatë, drejtori i Facebook-ut ishte mjaftë me fat pasi “OurMine Team”, grupi i hakerëve që hakoi llogaritë e tij, pretenduan që ata ishin vetëm duke testuar sigurinë e Zuckerbergut.
Tabela më poshtë shfaq një listë prej 10 fjalëkalimeve më të përdorura në LinkedIn që janë zbuluar pas hakimit në vitin 2012 ku detajet e 117 milionë përdoruesve ishin vjedhur. “123456” ishte fjalëkalimi më i përdorur deri atëherë, me mbi 750.000 llogari të publikuara në ‘LeakedSource’. Fjalëkalimi i dytë më i famshëm ishte “linkedin” (172.523 llogari) i ndjekur nga “password” ( 144.000 llogari)./arbresh.info
KSHZ urdhëron disa subjekte të heqin materialet propagandist...
Turqia burgos disa zyrtarë të Stambollit
Vuçiq njofton takime me Trump brenda disa ditëve
Vajza e Luizit dhe Kiarës, Luna Mari Ejlli sot feston një vj...
Hoteli përfshihet në flakë në Indi, të paktën 14 viktima
Turqia burgos 18 zyrtarë të komunës së Stambollit