Rrjetet sociale, sikurse Facebook, mund të jenë çelësi për trajtimin dhe mbështetjen e njerëzve që vuajnë nga sëmundje afatgjata, thonë studiuesit.
Studiuesit kanë gjetur se te personat që vuajnë nga sëmundjet mendore dhe ata me diabet, rrjetet sociale u kanë ndihmuar shumë për shkak të shpërndarjes së informatave.
Rrjetet sociale u kanë ndihmuar pacientëve për të komunikuar me njëri-tjetrin dhe për të ndarë përvojat e tyre jetësore, transmeton arbresh.info.
“Ne kemi zbuluar se pacientët mund të mësojnë të kujdesën për veten përmes komunikimit online,” tha Profesor Eivor Oborn.
“Mbështetja sociale dhe përvoja e pacientëve mund të ndihmojnë pacientët që vuajnë nga sëmundjet kronike,” ka shtuar ai.
Ai gjithashtu ka shtuar se përdorimi i rrjeteve sociale u ndihmon pacientëve të profilizojnë sëmundjen e tyre shumë shpejt. Studimi pritet të publikohet në revistën ‘Information Systems Research’./arbresh.info
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...