Inaugurohet Qendra Inovative në MAShT

13:53 | 7 Qershor 2016
Arbresh.info

Është inauguruar Qendra Inovative në MAShT dhe po ashtu është bërë paralajmërimi për projektin “Microsoft Showcase Classroom” në një konferencë për media mbajtur nga ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar dhe drejtori i kompanisë “Microsoft” për Kosovë dhe Maqedoni, Ljupco Georgiev.

Ministri Arsim Bajrami tha se kjo qendër është promovim i produkteve Micosoft.

“Një nga instrumentet për të ngritur nivelin e arsimit është digjitalizimi i sistemit arsimor. Me këtë do të prezantohet Microsoft Office 365”, tha ai duke shtuar se mësimdhënia e shekullit 21 nuk mund të demonstrohet pa shkathtësitë digjitale.

“Përmes mësimit digjital nxënësve do t’iu prezantojmë standardet evropiane. MASHT do ta bëjë shumë funksionale këtë qendër sepse do të fillojmë.me trajnime për të gjithë akterët si nxënësit ashtu edhe mësimdhënësit. Kjo është e lidhur me një projekt tjetër të quajtur E-shkolla ju shumë shpejtë do të hapet edhe portali për këtë”, theksoi ai.

Ministri Mahir Yagcilar në këtë konferencë tha se si shtetet tjera edhe shteti ynë do të forcojë mundësitë për të konkurruar në tregun global.

“Qëllimi është që ti shfrytëzojmë resurset e Microsoft që të zhvillojmë aftësitë, të rrisim mësimdhënien. Përmes këtij projekti ne do të pilotojmë Office 365 që të mundësojmë komunikimin në kohë reale, racionalizimin e punës ditore, dhe shkëmbimin e dokumenteve në çfarëdo pajisje”, tha ai.

Drejtori i kompanisë Microsoft për Kosovë dhe Maqedoni, Ljupco Georgiev tha se ky projekt mundëson të gjithëve që përmes programeve të Microsoft-it të kenë njohuri më të mëdha në fusha të ndryshme.

“Do tu mundësohet mësimdhënie dhe mësim nxënie e shekullit 21. Do të organizojmë trajnime praktike për të demonstruar se ai teknologjia mund të përdoret në klasë për të eksploruar më shumë si për të krijuar njësi dinamike bashkëkohore, për të komunikuar më shumë”, tha ai duke shtuar se nxënësit mund të inspirohen të mësojnë më shumë.

“Ne po ndihmojmë qeverinë e Kosovës që ti përgatis nxënësit për tregun e punës e më pas për perspektivën afatgjate”, tha ai./arbresh.info

 

DSC_0349 DSC_0363 DSC_0394

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme