Ministria e Integrimeve dhe Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovës kanë ndarë sot bursa studimi për 35 studentë kosovarë.
Ministri i Integrimeve Bekim Çollaku tha se këta studentë do të sjellin në Kosovë kulturën e punës.
“Jam i sigurt që pas një viti të suksesshëm në universitete më të mira të Evropës do të sillni kulturën më të morë të punës. Skema ‘Young Cell’ është treguar skema më e suksesshme e edukimit të të rinjve. Deri tani kemi 240 përfitues për këto dhjetë vjet. Bursa si e tillë është treguar mjaft e suksesshme. Është mundësi ideale dhe dyert i kemi të hapura në Ministrinë e Integrimeve”, tha Çollaku.
Ndërsa, përfaqësuesi i BE-së Samuel Zhbogar tha se këta të rinj që janë përfitues të këtyre bursave do të kontribuojnë në Kosovë pas përfundimit të studimeve duke thënë se ata do të kenë vende pune menjëherë pas përfundimit të studimeve.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...