Sandalet e njohura me emrin ‘Crocs’ janë një prej llojeve më të përdorura të sandaleve. Kjo për arsye se kanë një akomoditet të mirë.
Por sipas një doktoreshe të ortopedisë, Dr. Megan Leahy, përdormi i tepërt i tyre mund të shkaktojë dëme të mëdha në trup.
Nëse mbathni ‘Crocs’ herë pas herë atëherë nuk do keni probleme. Por nëse këto sandale janë të preferuarat tuaja dhe i mbani mbathur për një kohë të gjatë, atëherë kemi lajme jo të mira për ju.
Sipas Dr.Leahy këto sandale janë të mira për problemet me shpinën mirëpo mbathja e tepërt e tyre do t’iu shkaktojë deformime të shputës së këmbëve dhe gishtërinjve.
Arsyeja qëndron tek forma e tyre e cila nuk ofron mbështetje të plotë për thembrën. Në këtë mënyrë këmba juaj pëson shtrembërime që në fillim mund të mos dallohen lehtë, transmeton ORAinfo.
Prandaj të keni kujdes herës tjetër kur iu kalojnë shumë orë me sandalet e mbathura. Mbase është koha për të bërë pazar për një palë këpucë të reja!
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...